...

U.D. Presidentja Haxhiu: Përderisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit me forcë mbetet e paplotë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot bëhen 27 vjet nga zhdukja me forcë e Prof. Ukshin Hotit, intelektualit të Republikës, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare.

“Ukshin Hoti ishte ndër zërat më të qartë të mendimit politik shqiptar, që kërkesën për Republikën e Kosovës e artikuloi me dije, guxim dhe bindje të palëkundur. Për këtë, u burgos disa herë nga regjimi jugosllav dhe serb”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se më 16 maj 1999, pas daljes nga burgu i Dubravës, ai u zhduk nga aparati shtetëror serb.

“Përderisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit me forcë mbetet e paplotë. E vërteta për të është detyrim ndaj familjes, ndaj historisë dhe ndaj Republikës që ai e mendoi para se ajo të bëhej shtet”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.