U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gagica, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Hafiz Gagica.
Në telegramin e saj, u.d. Presidentja Haxhiu ka shkruar se Hafiz Gagica ishte “një prej zërave të rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Gjermani”.
“Në vitet kur Kosova kishte nevojë që zëri i saj të dëgjohej jashtë vendit, z. Gagica ishte ndër njerëzit që punuan me përkushtim për ta organizuar mërgatën, për ta mbajtur gjallë lidhjen me atdheun dhe për ta afirmuar të drejtën e Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi”, thuhet në telegram.
U.d. Presidentja ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e tij të afërt me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, si dhe angazhimin e tij në organizimin politik të mërgatës.
Ajo u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gagica, miqve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan punën e tij.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN
