...

U.D. Presidentja Haxhiu: Ndonëse drejtësia ende mungon, kujtimi dhe sakrifica e të rënëve për liri mbeten të përjetshme

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot tek varrezat e qytetit të Pejës, në përkujtim të pesë anëtarë të familjes Kastrati, Sokol (Çelë) Kastrati, Xhafer (Çelë) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati dhe Alban (Xhafer) Kastrati, si dhe fqinji i tyre, Hasan (Emrush) Muratagiqi, të cilët u vranë mizorisht nga dora kriminale serbe, më 28 maj të vitit 1999.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se ndonëse drejtësia ende mungon, kujtimi dhe sakrifica e të rënëve për liri mbeten të përjetshme.

This site is registered on wpml.org as a development site.