Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, mirënjohje për të gjithë ata që punojnë me integritet për ta mbajtur të saktë dhe të ndershme hapësirën tonë publike.
“Epoka jonë karakterizohet me ritëm të shpejtë informimi, ndaj sfidat për ta dalluar faktin nga interpretimi janë gjithnjë e më të mëdha. Roli i mediave profesionale dhe i gazetarëve të përkushtuar mbetet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve sepse kur e vërteta cenohet, kur lajmi ngatërrohet me manipulim, kur gjysmë të vërtetat ia zënë vendin fakteve dhe kur interesat e fshehura flasin në emër të publikut, qytetari e humb orientimin dhe demokracia dobësohet”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
Sipas saj, hapësira publike ka nevojë për ndershmëri, për fakte, për verifikim dhe përgjegjësi, duke shtuar më tej se këto janë vlera që e forcojnë besimin dhe e mbajnë të shëndetshme demokracinë tonë.
Ajo ka falënderuar të gjithë punonjësit e mediave që verifikojnë faktet, transmetojnë lajmet dhe i shërbejnë publikut me ndershmëri!
“Gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët dhe për Republikën”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
