Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi uroi sot Presidentin e Algjerisë, Abdelaziz Bouteflika, me rastin e Ditën Kombëtare të Republikës Popullore Demokratike të Algjerisë.
Duke e përgëzuar për këtë festë të rëndësishme të shtetit dhe popullit algjerian, që shënon përcaktimin e palëkundur të tij për të fituar lirinë, U.D. i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi rikonfirmon edhe një herë zotimin e Republikës së Kosovës për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të partneritetit mes shteteve tona në të ardhmen.