Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka shprehur keqardhjen e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për sulmin në qendër të qytetit turk të Stambollit, ku një bombë la të plagosur më shumë se 30 vetë.
“Republika e Kosovës dënon fuqishëm terrorizmin dhe do të vazhdojë të përkrahë të gjitha përpjekjet që synojnë zhdukjen e ekstremizmit të dhunshëm në botë”, thekson ai.