Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një iftar të përbashkët, i ka falënderuar të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit.
Postimi i Presidentes Osmani:
Me qindra ushtarë në Kosovë, Turqia është ndër shtetet me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it.
Prandaj, mbrëmë, në një iftar të përbashkët, i falënderova të gjithë ushtarakët që shërbejnë larg vendit e familjeve të tyre në mënyrë që të ketë paqe e siguri në Kosovë.