Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, pjesëtar i Kontigjentit prej 155 policësh të Ukrainës në Kosovë.
Shkëlqesisë së Tij, z. Victor Yushchenko,President i Ukrainës I nderuari President Yushchenko, Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, pjesëtar i Kontigjentit prej 155 policësh të Ukrainës në Kosovë. I ndjeri Kynal ra në misionin e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë, ndaj institucionet dhe qytetarët e vendit tim do të kujtojnë atë gjithmonë me nderimin më të lartë.Në këto çaste pikëllimi, ju lutem z. President, ia përcillni dhembjen tonë të thellë edhe familjes Kynal.Zoti e bekoftë policin Ihor Kynal!Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës