Lajmin për vdekjen e kolegut dhe bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, e morëm me pikëllim të thellë, ndaj më lejoni që t’ju shpreh Juve personalisht dhe të gjithë pjesëtarëve të kontigjentit tuaj ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës.
Majorit Bogdan Salyug,Komandant i Kontigjentit ukrainas të Policisë së UNMIK-ut I nderuari Komandant Salyug, Lajmin për vdekjen e kolegut dhe bashkëkombësit Tuaj, policit Ihor Kynal, e morëm me pikëllim të thellë, ndaj më lejoni që t’ju shpreh Juve personalisht dhe të gjithë pjesëtarëve të kontigjentit tuaj ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës.Polici Ihor Kynal ra pas plagëve të marra në misionin e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe të ligjit në Kosovë, ndaj vendi ynë do të kujtojë atë gjithmonë me nderimin më të lartë.Zoti e bekoftë policin Kynal!Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu,Presidenti i Republikës së Kosovës