Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, z. Lah Nimani, themelues i shkollës së boksit në Kosovë dhe trajner me nam ndërkombëtar.
E nderuara familje Nimani,
Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, z. Lah Nimani, themelues i shkollës së boksit në Kosovë dhe trajner me nam ndërkombëtar.
Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se virtytet, angazhimi dhe sakrifica e tij për sportin e Kosovës do të jetojnë gjatë në kujtimin e të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.
Me respekt,
Prishtinë, 22 shkurt 2008
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës së Kosovës