DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Teixeira: Kosova ka të ardhme evropiane

“Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e vlerësojnë lart mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Portugalia për vendin tonë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me z. Nuno Severiano Teixeira, Ministër i Mbrojtjes i Portugalisë.

Duke e falënderuar shtetin portugez, dhe ministrin Teixeira personalisht, për angazhimin shumë të qartë për pavarësinë e Kosovës, Presidenti Sejdiu tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar të punojë për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella në mes dy vendeve.“Ne presim që Portugalia të ketë edhe më tej rol të veçantë në procesin e njohjes së pavarësisë së vendit tonë”, tha Presidenti Sejdiu, i cili sërish ritheksoi se Republika e Kosovës është shtet sovran i të gjithë qytetarëve të saj të barabartë pa dallim etnie dhe synon që sa më parë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.Ndërkaq, Ministri Teixeira theksoi se shteti i tij do ta vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës në të gjitha lëmitë. “Kosova ka të ardhme evropiane dhe ne jemi të vendosur që ta ndihmojë për realizimin e aspiratave të saj”, theksoi z. Teixeira, duke shtuar se edhe institucionet e Kosovës duhet të punojë, në mënyrë që t’i përmbushin standardet e parapara.“Ne jemi të impresionuar me zhvillimet e përgjithshme dhe ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në Kosovë gjatë këtyre viteve të fundit, por kërkojmë nga ju që t’ua bëni të qartë të gjithëve se vendi juaj nuk do të tolerojë veprime ekstremiste që bien ndesh me parimet evropiane”, tha ai. 

This site is registered on wpml.org as a development site.