DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, uron Presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Sulltani Bolkiah ka theksuar marrëdhëniet e mira në mes Bruneit Darussalam dhe Republikës së Kosovës, duke vënë në dukje se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe kanë bashkëpunim të frytshëm gjatë viteve.

Sulltani Bolkiah ka shprehur dëshirën për ta forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.