DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Suedia njohu Republikën e Kosovës

Ambasadorja e Suedisë në Shkup, Ulrika Cronenberg-Mossberg, dhe shefja e Zyrës së Suedisë në Prishtinë, Ann Sofie Nilsson, i dorëzuan Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiut, letrat e njohjes së pavarësisë së vendit tonë nga Suedia dhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve.

“Ndihem e nderuar t’ju informoj se Qeveria e Suedisë, në linjën e qëndrimit të Bashkimit Evropian të datës 17 shkurt dhe si rrjedhojë e Deklaratës së pavarësisë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt, ka marrë vendim që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, që për një kohë do të mbikëqyret nga bashkësia ndërkombëtare”, tha Ulrika Cronenberg-Mossberg.

Ndërkaq, Presidenti Sejdiu tha se kjo është një ditë historike për Kosovën dhe se institucionet e Republikës sonë do ta implementojnë në tërësi planin e Ahtisarit, sepse janë të përkushtuara në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

This site is registered on wpml.org as a development site.