presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: SPECT/CT/PET, pajisja mjekësore më e fundit tashmë është pjesë e QKUK-së, falë mbështetjes së Alwaleed Philanthropies Global nga Arabia Saudite

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u mbajt ceremonia zyrtare e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Postimi i plotë i Presidentes:

SPECT/CT/PET, pajisja mjekësore më e fundit tashmë është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, falë mbështetjes së Alwaleed Philanthropies Global nga Arabia Saudite.

Qytetarët tanë tanimë do të mund të marrin kujdesin që u nevojitet pikërisht këtu në shtëpi, të rrethuar nga familja dhe të afërmit e tyre.

Thellësisht mirënjohës Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Alwaleed bin Talal Al Saud dhe Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Lamia bint Majed Al Saud, udhëheqja vizionare e së cilëve ka transformuar jetë të panumërta në mbarë botën, përfshirë tani edhe në Kosovë.

This site is registered on wpml.org as a development site.