...

Presidentja Osmani u takua me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Jussi Halla-aho

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Finlandës, Jussi Halla-aho, gjatë vizitës së saj në Finlandë

Presidentja Osmani ka shkruar:

Parlamenti i Finlandës dhe deputetët e tij kanë qenë gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës – në çdo hap të rrugëtimit tonë! 🇽🇰 🇫🇮

Në Helsinki, në takim me Kryetarin e Parlamentit, Jussi Halla-aho, dhe me shumë deputetë të tjerë, shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe për rolin e tyre vendimtar në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Bashkë, diskutuam për hapa të rinj që do ta thellojnë partneritetin tonë dhe do të forcojnë bashkëpunimin në fusha strategjike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.