...

Presidentja Osmani takoi Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio: Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.
 
Presidentja Osmani ka shkruar:
 
 
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në takim me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta.

Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.