Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu, ka pranuar me kënaqësi një letër-përgjigje të dërguar nga Zonja e Parë e Republikës së Francës, znj. Brigitte Macron.
Në letrën e saj, Zonja e Parë e Francës, znj. Brigitte Macron, ka shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e saj për raportet tona ndër-shtetërore.
“E prekur nga vemendja dhe kujdesi juaj, dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht. Ju shpreh mirënjohjen time për shprehjet tuaja të vlerësimit dhe të mbeshtetjes dhe ju siguroj për perkushtimin tonë të thellë ndaj forcimit të lidhjeve që bashkojnë Francën me Kosovën”, thuhet në letrën e saj.
“Presidenti i Republikës së Francës i bashkohet urimeve të mia për t’ju dëshiruar një vit të mbarë 2026, për ju, familjen tuaj dhe të afërmit tuaj”, përfundon mesazhi i Zonjës së Parë franceze drejtuar homologut të saj nga Republika e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN


