Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Dje, i shpreha mirënjohjen time të thellë Kryeministrit kroat, Andrej Plenković, për mikpritjen e ngrohtë në Dubrovnik, qytetin historik që përfaqëson qëndresën dhe krenarinë e popullit kroat.
Në takim, riafirmuam partneritetin tonë strategjik dhe diskutuam rëndësinë e mbështetjes së pandërprerë të Kroacisë në çdo hap që ndërmarrim drejt institucioneve euroatlantike.


