...

Presidentja Osmani: Më 27 mars 1999, në lagjen “Dardania” në Pejë, u shënua një nga ditët më të rënda të historisë sonë nga lufta e fundit

Më 27 mars 1999, në lagjen “Dardania” në Pejë, u shënua një nga ditët më të rënda të historisë sonë nga lufta e fundit. 40 burra, gra dhe fëmijë u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe, derisa ishin në shtëpitë dhe lagjen e tyre. Një krim që nuk synonte vetëm jetët e tyre, por vetë njerëzoren.

Sot, i kujtojmë me dhimbje dhe respekt. Por kujtesa nuk është vetëm dhimbje. Është edhe përkushtim për drejtësi dhe përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme ku krime të tilla nuk përsëriten më.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët për liri në lagjen “Dardania”!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.