presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Kosova shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

Gjatë Forumit, Presidentja Osmani ka folur në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Fuqia e aleancave, angazhimi për dialog dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerë në çdo etapë të historisë së Republikës sonë janë boshti i suksesit dhe arritjeve kulminante të Kosovës.

Në panelin e liderëve në Forumin Diplomatik në Antalya fola për Kosovën si shembull suksesi i angazhimit diplomatik në dobi të lirisë e demokracisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.