...

Presidentja: Gjaku i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut është në themelet e lirisë dhe Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se sot kujtuam dhe nderuam Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, tre patriotë që nuk u përkulën, tre zëra që nuk u shuan, tre flakadanë të lirisë sonë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot kujtuam dhe nderuam Jusuf Gërvallën, Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, tre patriotë që nuk u përkulën, tre zëra që nuk u shuan, tre flakadanë të lirisë sonë.

Plumbat e atentatit synuan t’i heshtnin, por i bënë të pavdekshëm. Ata ishin zëri i Kosovës së robëruar dhe kushtrimi i popullit që nuk pranonte nënshtrimin.

Sot i nderojmë sepse gjaku i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut është në themelet e lirisë dhe Republikës së Kosovës.

Lavdi e përjetshme heronjve të fjalës, të idealit dhe të kombit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.