...

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadoren greke Heleni Vakali

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë znj. Heleni Vakali, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.