...

Presidenti Sejdiu uron fëmijët për ditën e tyre

1 qershor. – Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu zhvilloi sot një varg aktivitetesh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Fillimisht ai priti në një takim fëmijët nga institucioni parashkollor “Xixëllonjat”, prirë nga drejtoresha e këtij institucioni Nadire Iusufi. Ai gjithashtu priti një grup nxënësish dhe të rinjsh të Prishtinës, të shoqëruar nga kryetari i komunës së Prishtinës, dr.Isa Mustafa, si dhe ambasadorët e rinj.Presidenti Sejdiu i ka uruar ata për ditën e tyre dhe i ka siguruar për angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit për krijimin e kushteve sa më të mira për shkollimin dhe edukimin e tyre sipas standardeve më të përparuara të kohës.

This site is registered on wpml.org as a development site.