DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Shënohet Dita e Presidentit, 24 Maji

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga sot në Ditën e Presidentit, bëri nderime dhe vuri një kurorë me lule te varri i Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, duke e përkujtuar kështu shëmbëlltyrën e personalitetit dhe udhëheqësit që ishte nismëtar i proceseve demokratike i ndërtimit të pluralizmit dhe i platformës politike për Republikën e Kosovës, për liri, pavarësi dhe demokraci dhe për orientimin properëndimor të Kosovës, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga në shënimin e kësaj dite e priti në një takim ish Presidentin Fatmir Sejdiu, duke vlerësuar punën dhe kontributin e tij në ndërtimin e demokracisë në periudhën e tranzicionit dhe në shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se shënimi institucional i 24 majit si Ditë e Presidentit të Republikës së Kosovës dëshmon për suksesin tonë në ndërtimin e demokracisë në respektimin e ndarjes së pushteteve dhe në vlerësimin e Presidentit si institucion mbipartiak, si faktor i unitetit institucional dhe i unitetit të popullit në kushtet e zhvillimit të shtetit tonë të demokracisë parlamentare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.