presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Në këtë hapësirë të vogël janë bërë punë të mëdha për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në ceremoninë e promovimit të katalogut me pjesë nga jeta dhe vepra e Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, të realizuar nga Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport, të mbajtur në “Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”.

Presidenti Sejdiu tha se është kënaqësi e veçantë që sot në dyvjetorin e shpalljes së pavarësisë, pra dy vjet të Republikës së Kosovës kemi edhe këso çaste të rëndësishme të përkujtimit të mirë me dokumentacion të ambienteve të shtëpisë muze.“Në këtë hapësirë kaq të vogël janë bërë veprime shumë të mëdha për Kosovën. Shumica prej jush jeni dëshmitarë në ecjet e përbashkëta që kemi bërë në krye me Presidentin Rugova”, theksoi Presidenti Sejdiu.Presidenti Sejdiu, më tej tha se këtu kemi koordinuar veprimet e përbashkëta, si të rezistojmë planet dhe gjithë oguret për zhbërjen tonë. “Mendoj se ia kemi dalë që të koncipojmë politikat më të mira, atë që ka qenë vijë strategjike shumë e qartë e udhëhequr nga Presidenti Rugova, një rezistencë aktive paqësore, por një rezistencë në përgatitje të gjithmonshme për t’u ballafaquar edhe me sfidën e madhe që ishte në finalen, në kuptimin e mësyerjes për zhbërje totale, me luftën e armatosur”, theksoi Presidenti.Më tej, Presidenti tha nga kjo shtëpi është komunikuar me qendrat më të rëndësishme të botës, është komunikuar me Londrën, me Washingtonin, brenda pak minutash”, dhe se është koha e kujtimeve, por edhe e dokumenteve dhe mendoj se duhet të shkoni edhe më tej për të kompletuar edhe dosjet tjera plus, që disponon kjo shtëpi dhe që janë të shpërndara. Për të pasur jo vetëm një katalog të parë dhe të shkëlqyeshëm që kanë bërë këta njerëz me dokumentarin bashkë, po për të pasur gjithë atë dokumentacion të madhë të komunikimeve të kësaj shtëpie, të Lidhjes Demokratike të Kosovës në atë kohë dhe të Presidentit Rugova me botën. 

This site is registered on wpml.org as a development site.