presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: “Koha që në veri të ketë rend dhe ligj”

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti President,Kosova po shënon dy vjet tëpavarësisë së saj; po t’i bënit një bilanckësaj periudhe, si do ta vlerësonit atë?FATMIR SEJDIU: Po them se është njëperiudhë e dëshmimit të mirë të Kosovëspër të qenë shtet sovran dhe i pavarur, prame pjesën praktike të ecjes së saj me gjithëzhvillimet pozitive që ka pasur; periudhë qëka qenë e kundërt, flas me rezultate, krahasprognozave të këqija që kanë qenë si ogurenga kundërshtarët e pavarësisë.

Një periudhë e ballafaqimit me sfida tëshumta, një periudhë thjesht e një ecjeje tëre të Kosovës edhe në kuptimin e plotësimittë standardeve për të lëvizur më shpejt nëproceset integruese.Një periudhë, po ashtu e rëndësishme që katë bëjë me mbështetje të vazhdueshmendërkombëtare që jepet në kuptimin ezhvillimit ekonomik për sfidat që i kemipara vetes në këtë drejtim, posaçërisht nëmbështetje të rëndësishme të Konferencëssë Donatorëve, në mbështetje të vendeveveç e veç dhe në dashamirësinë e shtimit tënjohjeve apo angazhimit për shtimin e njohjevenë relacion me shtetin sovran dhe tëpavarur të Kosovës.Pra, them se me gjithë pjesën e sfidave normaleqë i kemi dhe me përballjet e përditshme,Kosova ka treguar një ecje tësuksesshme si çdo shtet i ri që ka në nismëne vet, një rrugë që po e quaj normale dheparalelisht mund të them se në të gjithakëto, lidhet qëndrueshmëria e saj në stabilitet,pavarësisht se ka pasur përpjekje tëvazhdueshme që jeta e Kosovës të hidhetjashtë binarëve.Ne e kemi mbajtur stabilitetin epërgjithshëm të vendit, pra stabilitetin politikdhe ekonomik dhe në këtë kuadër, nëradhë të parë gjithmonë shpreh falënderiminmë të thellë të mundshëm për të gjithëqytetarët e Kosovës, njëkohësisht edhe përinstitucionet, për partitë politike, përmbështetjen ndërkombëtare, apombështetësit e Kosovës, që nuk kanë qenëtë mangët dhe nuk kanë lënë vakum nëqëndrimin inkurajues të tyre të vazhdueshëmpër të ecur edhe më shpejtë.RADIO EVROPA E LIRË: Zoti President,Kosovën e kanë njohur 65 vendetë botës brenda kësaj periudhe kohore.Mendoni se kjo dinamikë është emjaftueshme?FATMIR SEJDIU: Për ne do të ishte tepëre dëshirës që të kemi përfundimin e ciklit tënjohjeve nga gjithë vendet e botësdemokratike. Dhe, natyrisht, kjo do tëmundësonte një lëvizje edhe më të shpejtëtë aderimit të Kosovës në mekanizmatndërkombëtarë, si edhe të shtimit të raportevebilaterale me vendet veç e veç, nëkuptimin e komunikimeve jo vetëm politike,por edhe ekonomike, kulturore dhe shkencore.Por, pavarësisht nga kjo, unë them senumri 65 është një numër i kualitetit tëveçantë për Kosovën, pra me peshë, kurkemi parasysh se këtë grup të njohjeve ekanë bërë vendet që e mbajnë më shumë se60 për qind të GDP-së botërore, pra vendetmë të fuqishme, me disa përjashtime; kurkemi parasysh po ashtu se janë ¾ e vendevetë Bashkimit Evropian; kur kemi parasyshse shumica e këtyre vendeve janë anëtare tëNATO-s, si dhe kur kemi parasysh se shumicae këtyre vendeve janë anëtare tëOSBE-së, pra të disa prej mekanizmave mëtë rëndësishëm ndërkombëtar.Dhe, po ashtu, e them paralelisht se njohjet nuk do të ndalen. Ka qenënjëpengesë ekohës, ju e dini se Serbia me gjithëmbështetësit e saj, është përpjekur në gjithëskutat e dynjasë, them nganjëherë edhe kësisoj,që të bëjë presion apo trysni te vendetqë i cilëson mike, apo te vendet që në njëformë, apo në formë tjetër dëshirojnë tëmbesin ende anash për shkaqe tëshqetësimeve eventuale të tyre të brendshme.Dhe, po të njëjtën kohë, me adresimine kërkesës në GjykatënNdërkombëtare të Drejtësisë.Po unë them se gjithë trajtimet që janë bërëedhe në vetë Gjykatën Ndërkombëtare,mbështetja që i është dhënë Kosovës edhenumerikisht, edhe si kualitet, ka dëshmuararsyeshmërinë e së drejtës sonë, apo tëvendimit që kanë marrë përfaqësuesit epopullit në Parlamentin e Republikës dhenë të njëjtën kohë them se paralelisht njohjetdo të ecin.S’është e thënë vazhdimisht që ka qenë njëpritje në numër të menjëhershëm. E di seështë një trend normal edhe te vendet tjera,unë marr shembull gjithmonë se ka pasuredhe vende të ish-federatës që paspavarësimit të tyre kanë shkuar nga 6-7muaj dhe nuk kanë pasur asnjë njohje.Pra, Republika e Kosovës në ditët e para, në24-orëshin e parë, brenda 48 orëve, kapasur një lëvizje shumë të fuqishme në kuptimine bekimit, do të thosha, edhendërkombëtar të pavarësisë së vendit, po nëtë njëjtën kohë edhe lëvizje të mëvonshme,pavarësisht obstruksioneve që janë bërë.E dini, në prag të kërkesës në Kombet eBashkuara, që të miratohet si e arsyeshmekërkesa e Serbisë për të shkuar nëGjykatën Ndërkombëtare, kemi pasur njohjennga Portugalia.Menjëherë pas marrjes, të themi, të një qëndrimi“OK”, le të shkojë lënda në GjykatënNdërkombëtare, kemi pasur njohje ngaMali i Zi dhe nga Maqedonia dhe vendosjetë marrëdhënieve diplomatike me shumëvende nga këto që e kanë njohur Republikëne Kosovës, pra si gatishmëri e këtyrevendeve.Por, në të njëjtën kohë, siç potencova edhemë herët, një insistim i vazhdueshëm i tyrenë politikat mbështetëse për zhvilliminekonomik.RADIO EVROPA E LIRË: Çfarë prisninga Gjykata Ndërkombëtare?FATMIR SEJDIU: Në Gjykatën Ndërkombëtare,Kosova është përfaqësuar mirë, aposhkëlqyeshëm, në mënyrë të dinjitetshmenga një ekip i ekspertëve të angazhuar,natyrisht nën përkujdesjen e vazhdueshmetë Ministrisë së Jashtme dhe them se paraargumenteve që janë shtruar, nuk mund tëketë vendim tjetër – s’mund të ketë vendimqë i jep të drejtë Serbisë për të thënë që“njëvendim që ka marrë Kosova, është jashtëstandardeve të së drejtës ndërkombëtare” -absolutisht.Kosova ka pasur të drejtë të vetëvendosëpër vetveten, argumentet e saj janë të parrëzueshmedhe e them gjithmonë atë që ekanë thënë latinët e vjetër se para argumenteves’do të heshtin.Prandaj, unë s’dua të paragjykoj se si do tëjetë vendimi i veçantë, pa asnjë formulë, porthem paralelisht se s’mund të ketë vendimqë arsyeton kërkesën shumë hipokrite tëSerbisë për të shembur shtetin e Kosovës -pra në kuptimin formal e juridik, sepse ajos’mund të bëhet – apo për të goditur tëdrejtën e popullit të Kosovës që të jetojë ilirë.RADIO EVROPA E LIRË: Edhe dy vjetpas shtetësisë, Prishtina nuk ka arriturtë shtrijë autoritetin e saj nëgjithë Kosovën. Ditëve të fundit ështëdebatuar për strategjinë e integrimittë veriut. A ka Kosova fuqi të zbatojënjë strategji të tillë?FATMIR SEJDIU: Problemet në veri janëprobleme të një dekade, por unë them edhemë të hershme, sepse përpjekjet kanë qenëvazhdimisht që të gjenden formula apokanale eventuale se si do të dëmtohejKosova edhe në situatat e pas-lirisë së saj,pra pas intervenimit ndërkombëtar.Ju e dini se pavarësisht mbështetjesndërkombëtare, që i është dhënëpërgjithësishtKosovës, është toleruar fatkeqësishtprezenca e strukturave paralele që kanëbërë dëm.Këto struktura kanë bërë dëm edhe në interesate vetë popullit serb, sepse e mbajnëiluzionin dhe e mbajnë peng në ecjet qëduhet t’i kenë për perspektivën e tyre. Unëthem, se me gjithë këtë pjesë të kohës së kaluar mepasoja, kohët e fundit ka lëvizjepozitive.Për ne është me rëndësi se ky dokument, sistrategji e integrimit, hartuar nga Qeveria eKosovës, në bashkëpunim me përfaqësuesite pranisë ndërkombëtare, të cilit iu dha dhembështetja e Grupit Ndërkombëtarmbështetës në takimin e fundit në Vjenë,është një dokument i mirë, inkurajonthjesht veprimin energjik edhe të Kosovës,institucioneve të saj, por natyrisht edhembështetjen ndërkombëtare që duhet tëjepet dhe është me rëndësi se nuk ështëkundër askujt.Realisht, është për interesat e përgjithshmetë vendit, është për interesa të themi, edheseparate nëse duam ta quajmë, në perspektivëne gjithë qytetarëve të vendit si etnidhe është, po ashtu, një dokument që ofronshansin e kornizimit të mirë të veprimeveapo lëvizjeve të mira, çfarë duhet të bëhenpër të pasur edhe stabilitetin e vendit.Është koha që në veri të ketë rend dhe ligj,në kuptimin e sundimit të plotë, jo si diktaturë,jo si tutelë apo tutori ndaj dikujt, poresencialisht si një qasje integruese për tësiguruar perspektivën e zhvillimit edhe tëvetë komunitetit serb, që në këtë rast qëështë me shumicë i përqendruar në këtëpjesë, si e drejtë e garantuar me realizimapo për realizimin e njerëzve në shtëpitë eveta.Pra, edhe serbët që kanë shkuar të kthehennë pjesët e brendshme të vendit, por tënjëjtën kohë edhe shqiptarët dhe boshnjakëttë kthehen në pjesën veriore të vendit,që është pjesë, po them në kuptimin integral,e garantuarJu e dini rolin e veçantë që kanë edhe forcae sigurisë ndërkombëtare apo KFOR-i, portë njëjtën kohë ka edhe garanci politike.Dhe, në këtë kuadër unë them se institucionete Kosovës nuk do të shkojnë medhunë.Interesi i tyre është që të shkohet në procesgradual por energjik, pa u ndalur, natyrishtnë bashkëpunim edhe me misioninndërkombëtar, pra sa është edhe pjesa emandatit të tyre.Me këtë lë të kuptohet se vetë reagimet edisave që janë liderë të strukturave paralele,janë pjesë e alarmit që ata kanë ndezurpër shqetësimet që kanë në humbjen e asajpjese, do ta quaja të fuqisë negative, të energjisënegative, që e kanë zbrazurvazhdimisht edhe ndaj qytetarëve të vendit.RADIO EVROPA E LIRË: Keni kërkuareliminimin e menjëhershëm të strukturaveparalele, ndërsa keni përjashtuarpërdorimin e forcës për një gjë të tillë.Si mendoni ta përmbushni këtë synim?FATMIR SEJDIU: Unë s’them se kjondodh me sekonda, me minutë apo me ditëne nesërme, por them se duhet të veprohet qëato struktura meqë janë të trajtuar si ilegale,pse të veprojnë më?Duhet të shkohet me proces inkurajues.Duhet të jepet shansi i procesevedemokratike, që njerëzit duhet ta marrin sishans për perspektivën e vet, duhet të organizohenzgjedhjet edhe në komunën verioretë Mitrovicës, si një komunë e re e një qytetitë bashkuar.Për ne është me rëndësi po ashtu që pjesa egjithë strukturave tjera të ndërtuara me interveniminserb, qoftë ato që kanë bërë mepjesën politike, ta zëmë nivelet komunaleapo diçka tjetër, qoftë ato që kanë bërë megjyqësor, me sistemin prokurorial, ato qëkanë të bëjnë me interferenca të tjera nësisteme, të shuhen.Dhe, unë them se kjo mund të bëhet për njëperiudhe optimale, s’e them me kohë se dotë jetë e vështirë të saktësohet, por në njëveprim energjik pa dilemë. Nëse do të shkohetnë tolerancë, në kuptimin se “ka kohë tëbëjmë nesër, pasnesër, pas një muaji”, unëmendoj se nuk do të ketë rezultat të mirëdhe të pritshëm në një afat më të shpejtë.Nëse do të vazhdohet thjesht me këtë trendsi ka filluar, që të ketë një kontroll të mirëtë hyrje-daljeve në Kosovë, jo si kontroll dheembargo e lëvizjes së qytetarëve, por si kontrollndaj krimit të organizuar ekonomik, sikontroll ndaj njerëzve që dëshirojnë të vijnëta destabilizojnë Kosovën me mesazhe politike,atëherë çështja do të lëvizë më pozitivisht.Këtu nevojitet që institucionet e vendit dheinstitucionet ndërkombëtare në këtëstrategji të përbashkët të mos zmbrapsen,pra kualiteti kryesisht është nëbashkëpunim.RADIO EVROPA E LIRË: Zoti President,të flasim pak për skenën e brendshmepolitike dhe raportet nëkoalicionin aktual qeverisës. Janë bërëshume debate për mundësindryshimesh brenda tij, për zgjedhjetë parakohshme, riformatizim…. Ju si ishihni këto zhvillime? FATMIR SEJDIU:Nuk më bie që të ndalem tash dhe tëflas për koalicione, për koalicionin qeverisës,për tendencat e ndërtimit të koalicionevetë formave të ndryshme, apoaleancat mes partive politike.Gjithçka është në dorën e subjekteve politike,apo partive që t’i bëjnë ato. Ajo qëështë e interesit vital për vendin, është që tëmbahet stabiliteti i vendit, të mbahet rregullshmëriae ecjes mbi bazën ligjore dhekushtetuese që të ketë një komunikim dherelaks të brendshëm të subjekteve politike,pavarësisht nga garat që kanë dhe të ketënjë përfundim të mirë të cikleve, këtu flaspër këtë cikël të zgjedhjeve që kemi pasur.Dua të shpreh mendimin tim se qytetarët eKosovës e kanë bërë të veten.Unë mendoj se ka pasur për t’u dëshiruar,punë edhe më e efektshme e pjesës tjetërpërcjellëse dhe menaxhuese do të thosha,sepse për herë të parë menaxhohen nga institucionetvendore, sidomos ato që kanë tëbëjnë me organizimin edhe teknik, por edheme organizimet e tjera që kanë të bëjnë mepjesën e shqetësimeve që mund t’i shprehënë kuadër të procesit, ta zëmë për rezultatet,ankesat, shqyrtimet, veprimet, porgjithçka mbi bazë të respektimit të afateveligjore.Këtu mund të them se mund të bëhet punëedhe më e mirë. Prandaj, për mua ështënormale gjithmonë të insistoj që të mbahenafatet e rregullta, sepse vendi nuk është nësituatë krize të jashtëzakonshme për të krijuarsituata të ndërhyrjes së proceseve tëparakohshme dhe formave të tjera.Por, nëse partitë politike, subjektet kryesoredhe të tjerët, gjejnë konsensusin se kanevojë të shpejtohen proceset zgjedhore përnjë afat tjetër, ajo është çështje e tyre dhepresidenti i vendit, natyrisht se do të ketëkonsulta të gjithmonshme me ta.Por, tash për tash, unë flas se është rendiligjor, apo afatet ligjore, janë këto që janë.Do të thotë, kemi kryer një proces të zgjedhjevenë nivel lokal, do të ketë zgjedhje qëjanë të papërputhshme sipas afatit ligjor, qëdo të vijnë në kohën e ditur me ligj dhe përçdo lëvizje tjetër ne do të jemi këtu.Po unë them se për ne është me interes tëveçantë që stabiliteti i vendit të jetë kushti iparë dhe kualiteti i parë dhe, natyrisht, kystabilitet do të mbahet edhe me qeverisje tëmirë. Ajo do të fokusohet në përmbushjen epritjeve të qytetarëve.S’them se janë shfrytëzuar të gjitha potencialet,absolutisht. Ka mundësi pak mëtepër. Them gjithmonë, dhe kjo është formulëmbase teorike, po edhe praktikë esprovuar, asnjë vend nuk është ngopur medemokraci dhe me qeverisje më të mirë,edhe ato që kanë nivele të larta të zhvillimevetë tyre demokratike, pra as Kosova.RADIO EVROPA E LIRË: Keni marrëoferta nga dy parti politike, fillimishtAleanca për Ardhmërinë e Kosovësdhe pastaj edhe Lidhja Demokratike eDardanisë, për koalicione para zgjedhore.A u jeni përgjigjur dhe si i vlerësoniofertat e tilla?FATMIR SEJDIU: Jo unë s’kam marrë,unë jam president i vendit. Ato i kanëmarrë partitë politike, i ka marrë LidhjaDemokratike e Kosovës dhe ajo ka dhënëapo edhe jep përgjigjet e veta.Natyrisht unë s’mund të izolohem nga roli iliderit që kam në këtë parti politike dhekëtë kujdes që duhet të kem për të, por edhepër partitë tjera politike, absolutisht.Mirëpo, çështja e interesave në kuptim tëbashkëpunimeve politike është pjesë efokusit normal të secilës parti politike.Unë them se kjo mbase mund të jetë edhenjë ndjenjë e forcimit të bashkëpunimit nërelaksimin e klimës politike përgjithësisht,dhe jo për të krijuar front, barriera, apo siçthuhet nganjëherë tabor kundërshtues.Por, në këtë kuadër, unë besoj se LDK-ja kaenergjinë e vet që të japë përgjigje edhe përiniciativën e parë.Gjithashtu, besoj që ka dhënë përgjigje edhepër çështjen e iniciativës së dytë, qëështëdhënë këto ditë, unë s’kam ndonjë përgjigjetimen, sepse po të isha përgjigjur, sigurishtse do të ishte interferencë në atë që muanuk më takon të merrem.

This site is registered on wpml.org as a development site.