Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, së bashku mezonjën Sejdiu dhe me bashkëpunëtorët e tij, vizitoi familjen e Fadil Feratit, me ç’rast nëemër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës u shprehu ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Fadil Feratit, kryetar i Komunës së Istogut dhenënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjatë vizitës në Kuvendin Komunal të Istogut, Presidenti Sejdiu bisedoi me strukturat udhëheqëse të kësaj komune si dhe i ngushëlloi të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut, të cilët në numër jashtëzakonisht të madh ishin tubuar në ndërtesën e Kuvendit Komunal për të nderuar kryetarin e tyre.Po sot, Presidenti Sejdiu i vizitoi dhe u shprehu ngushëllime qytetarëve të Gurrakocit, të tubuar në shkollën e fshati Gurrakoc, vendlindja e Fadil Feratit. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se humbja e Fadil Feratit është një humbje e madhe dhe e dhimbshme për Kosovën, sepse nuk do të kemi njeriun i cili diti aq fuqishëm dhe gjithmonë të jetë një vullkan i gjallë dhe të rrezatojë energji të paskajshme në Luftën për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit dhe po ashtu për ndërtimin e institucioneve të vendit dhe në udhëheqjen e tyre në mënyrën më të mirë.“Fadilin e kisha bashkëpunëtor të ngushtë. Ai na mungon të gjithëve, para së gjithash familjes dhe të gjithë njerëzve të Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu.Ndërkaq, në “Librin e Kujtimeve” për Fadil Feratin, Presidenti Sejdiu ndër të tjera shkroi: “Qoftë i përjetshëm kujtimi për Fadilin, kolosin e Kosovës i cili asnjëherë nuk diti dhe nuk deshi të ndalet e as të trembet në luftën e madhe e të gjatë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Fadili ishte dhe mbeti vullkani i gjallë prej të cilit shpërthente gjithmonë zjarr i gjallë atdhetarie”.