DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: BQK-ja të vazhdojë punën dhe të ruajë stabilitetin financiar dhe bankar të vendit

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot anëtarët e Bordit drejtues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga prof. dr. Gazmend Luboteni, kryetar i këtij bordi, të cilët e informuan Presidentin Sejdiu për zhvillimet e fundit në BQK, veçanërisht pas arrestimit të guvernatorit Hashim Rexhepi.

Presidenti Sejdiu kërkoi nga Bordi i BQK-së që të vazhdohet funksionimi normal i këtij institucioni, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe bankar të vendit. Sa i përket arrestimit të guvernatorit Rexhepi, Presidenti Sejdiu ritheksoi se duhet të respektohen të gjitha procedurat e përcaktuara me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës. 

This site is registered on wpml.org as a development site.