presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: 16 nëntori të jetë ditë e vlerësimeve të mira për Kosovën

Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaçi dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, z. Christopher Dell vizituan sot Komisionin Qendror Zgjedhor.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pasi që ofroi mbështetjen e institucioneve të vendit për punën e KQZ-së, theksoi të besonte në përgatitjet e mira dhe në përkushtimin e KQZ-së në mënyrë që në këtë proces elektoral të menaxhuar si tërësi nga institucionet e vendit të dëshmohet në mënyrën më të mirë efiqenca e plotë e veprimeve, bashkë me mekanizmat e tjerë për të pas një proces zgjedhor korrekt.“Besojmë se këtë proces, që është sfida më e madhe e rëndësishme në proceset demokratike të vendit pas pavarësimit, do ta kapërcejmë si duhet”, theksoi Presidenti Sejdiu.Si sfida të këtij procesi zgjedhor, Presidenti Sejdiu përmendi pjesëmarrjen e qytetarëve në këto zgjedhje, çështjen e azhurnimit të listave të votuesve.“Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje nuk është vetëm punë e KQZ-së, por më shumë e  partive politike dhe institucioneve të vendit që të thërrasin qytetarët të dalin në zgjedhje si dhe pjesën teknike të përgatitjes së listave, në mënyrë që më 15 nëntor të kemi listën komplete të qytetarëve të Kosovës, si dhe pjesëmarrjen e komuniteteve të tjera, në veçanti të komunitetit serb dhe të komuniteteve të tjera, si dhe sa do të ndihmohen institucionet e vendit me mbështetje në kuadër të prezencës monitoruese edhe ndërkombëtare krahas asociacioneve të vendit për të pasur një evoluim edhe moral se çfarë mund të bëhet edhe në shtetet e tjera”, theksoi Presidenti Sejdiu.Presidenti Sejdiu falënderoi ShBA-të, USAID-in dhe ambasadorin Dell për mbështetjen e veçantë dhënë këtij procesi dhe mekanizmat e tjerë, të cilët do të jenë në Kosovë për të mbështet procesin.Po ashtu, Presidenti Sejdiu uroi qw 16 nëntori të jetë ditë e vlerësimeve të mira për Kosovën.Ndërkaq, Kryeministri Thaçi i dha mbështetje të plotë KQZ-së për punën që po bëjnë dhe tha se ky proces do të jetë provimi më i madh për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë.“Ky proces do të jetë provimi më i madh për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë. Dua të besoj se do të kalojmë shkëlqyeshëm si spektër politik, si institucione dhe si qytetarë bashkërisht me komunitetin ndërkombëtar”, theksoi Kryeministri Thaçi.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell, theksoi se besonte në ekipin, përgatitjet, aftësitë që kërkohen për të bërë punën e cila do të sjellë konkluzionin për zgjedhje të suksesshme për Kosovën. Sipas tij, kjo do të sillte kredi të shkëlqyeshme për vendin dhe popullin e Kosovës.Kryetarja e KQZ-së, znj. Nesrin Lushta, vizitën e sotme e vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe si shenjë inkurajimi për stafin e KQZ-së për të përgatitur zgjedhje të lira dhe demokratike.Ajo i falënderoi krerët e institucioneve të vendit dhe ambasadorin Dell për mbështetjen dhe shfaqi shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tutje, në mënyrë që në fund të procesit të gjithë të jenë të kënaqur me mbarëvajtjen e tij.

This site is registered on wpml.org as a development site.