DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Reagim ndaj raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e kryer në ZPRK

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), më datë 15. 9. 2008, ka bërë publik raportin e auditimit “Pasqyrat Financiare të Zyrës së Presidentit të Kosovës për vitin e përfunduar më 31. Dhjetor. 2007”, për të cilin opinioni publik është njoftuar edhe sot nëpërmjet mediave të shkruara.

Me qëllim të njoftimit korrekt të publikut, ZPRK-ja ka vendosur të bëjë reagim në formë të shkruar, lidhur me të gjeturat dhe rekomandimet e ZAP-it, por edhe të keqinterpretimeve të këtyre të gjeturave në disa media të shkruara.Komentet e ZPRK-së me dokumentet shtesë që e kundërshtojnë draft-raportin e auditorëve të ZAP-it, nuk janë marrë për bazë, përpaara se raporti të bëhej publik dhe në këtë mënyrë është thyer kodi i sjelljes profesionale nga ZAP-i.Sa i përket disa të gjeturave specifike të përfolura në media, ZPRK-ja, bën reagim:1) Nuk janë bërë shkelje lidhur me shpenzimet telefonike.Sqarimi: Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2006 nuk ka të bëjë me ZPRK-në, shih Preambulën e këtij udhezimi dhe Rregulloret e punës së Qeverisë nr 1/2005 dhe 1/2007, datë 24. 01. 2007, që dëshmon se ky Udhëzim i referohet ekskluzivisht Qeverisë. Menaxhmenti i lartë i ZPRK-së është duke u përpjekur të bëjë reduktime të këtyre shpenzimeve, duke mos cenuar funksionimin e përgjegjësive të stafit politik dhe administrativ të ZPRK-së.2) Nuk janë bërë  keqpërdorime në prokurime.Sqarimi: Specifikat e punës në ZPRK, në shumë raste, kërkojnë procedura të përshpejtuara të prokurimeve, të cilat edhe në këto rrethana janë zhvilluar konform LPP 2003/17. Nuk ka shkelje që do të rezultojë në keqëpërdorim të mundshëm të parasë publike. Hapja e ofertave të tenderëve dhe vlerësimi, shpërblimi i kontratës në të njëjtën ditë, nuk paraqet shkelje të ligjit për prokurim publik. Lëshimet e konstatuara nga ZAP, nuk rezultojnë me gabime materiale. Shkaku i lëshimeve teknike në disa prej procedurave  të prokurimit menaxhmenti i ZPRK-së nuk i ka vazhduar kontratën shefit të prokurimit në Njësinë e prokurimit. ZPRK-ja është e përkushtuar të bëjë zbatimin e plotë të gjitha ligjeve të aplikueshme në Kosovë. Ne, po ashtu, jemi të hapur për verifikim të këtyre të dhënave në çdo kohë nga cilido që ka interes.

This site is registered on wpml.org as a development site.