Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot themelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Tekstin e këtij Dekreti po e japim në vijim:
Duke u bazuar në nenin 84, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe duke pasur parasysh nenin 60.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në nenin 12.2 të Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Minoriteteve dhe të Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës:DekretojThemelimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete në Republikën e Kosovës, si dhe aprovimin e statutit të Këshillit Konsultativ për Komunitete në Republikën e Kosovës. Ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës, ashtu siç është paraparë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Minoriteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.Statuti i Këshillit Konsultativ për Komunitete është pjesë e këtij Dekreti.Ky Dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.Nr. i Dekretit: KKK-001-2008Prishtinë, më 15 shator 2008Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës