Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, dënon sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku është e vendosur edhe Presidenca e Kosovës, duke e cilësuar si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës.
Presidentja Jahjaga shpreh shqetësimin e saj për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike dhe private. Presidentja Jahjaga kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre dhe apelon te publiku që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste.