Nuk besoj. Grupet teknike janë grupe të tjera që do të veprojnë me potencialet e plota të ekspertëve. Ne do të vazhdojmë me këtë aktivitet që kemi filluar dhe besojmë se ka kualitetet e plota.
Radio Evropa e lirë: Si e vlerësoni takimin e Salzburgut?Fatmir Sejdiu: Mendoj se është një takim i rëndësishëm ku u shtruan aspekte të shumta të problemeve të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht u shtrua dhe çështja e Kosovës. Qasja e përgjithshme ishte e tillë që kërkon urgjencën e përshpejtimit të procesit për definimin e statusit dhe natyrisht është ajo që e ne kemi kërkuar vazhdimisht që statusi të jetë në përputhje me vullnetin e popullit. Sigurisht edhe sot përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Soren Jesen Petersen, i ka vlerësuar shumë lart të gjitha proceset në Kosovë dhe ka kërkuar që procesi i statusit të shkojë shpejt. Natyrisht ishte impresive ajo që u tha në një fazë më të hershme të takimit, qëndrimi i ministrit të jashtëm të Britanisë së Madhe, zotit Jack Strou.Radio Evropa e lirë: Por sot disa ministra të tjerë kanë reaguar ndaj deklaratës së zotit Strou duke thënë se duhet pasur kujdes se nuk mund të arrihet pavarësia nëse nuk zgjidhet statusi i mbrojtjes së serbëve në Kosovë?Fatmir Sejdiu: Ne mendojmë që pavarësia do të jetë pavarësi që do ketë parasysh një status të gjithë qytetarëve të Kosovës, pra një garanci e plotë. Pala kosovare tashmë i ka ofruar këto garanci dhe në hap e sipër ne do t’i zhvillojmë këto procese që kanë filluar me procesin e Vjenës. Do të jetë një kontribut i veçantë që ky proces të shkojë shpejt dhe me kualitet.Radio Evropa e lirë: Është miratuar qeveria e re e Kosovës, me kritika nga opozita për përbërjen e qeverisë në një kohë kur dhe BE-ja thotë se statusi do të varet nga përmbushja e kushteve në terren. A mendoni që do të ruhet ajo që kërkon bashkësia ndërkombëtare, pra uniteti i Grupit Negociues.Fatmir Sejdiu: Unë mendoj se këto procese janë procese demokratike, duke pasur parasysh se si pozita dhe opozita kanë për borxh t’i çojnë proceset përpara. Natyrisht çështja e standardeve është një nga detyrat e rëndësishme që ka filluar jo tash, por dhe në periudhat e mëtejshme dhe ne realisht dëshirojmë ta dinamizojmë këtë proces. Dhe Grupi Negociator e ka për borxh të lëvizë edhe më shpejt.Radio Evropa e lirë: A do ndikojnë krijimi i qeverisë së re në ndryshime në Grupin Negociues?Fatmir Sejdiu: Është çështje sipas funksioneve që vijnë njerëzit, nuk ka problem tjetër, që do të thotë se ai që do jetë në krye të qeverisë do jetë dhe anëtar i Grupit Negociator.Radio Evropa e lirë: Domethënë nuk do ketë ndryshime të tjera?Fatmir Sejdiu: Nuk besoj. Grupet teknike janë grupe të tjera që do të veprojnë me potencialet e plota të ekspertëve. Ne do të vazhdojmë me këtë aktivitet që kemi filluar dhe besojmë se ka kualitetet e plota.