...

Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë shënon 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të OKB-së

Në muajin që shënon 25-vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë organizoi dje një konferencë njëditore, në kuadër të së cilës u diskutuan kërcënimet e reja të shekullit XXI që po prekin gratë dhe vajzat në mbarë botën.

 

Diskutimet përfshinë tema si dhuna me bazë gjinore e lehtësuar nga teknologjia, siguria kibernetike, mbrojtja e të dhënave dhe sfida të tjera që përbëjnë forma të reja të rrezikut me të cilat përballen gratë dhe vajzat çdo ditë. Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, pjesëmarrësit nga vendet e rajonit diskutuan mënyrat për të forcuar bashkëpunimin rajonal me qëllim fuqizimin e rolit, lidershipit dhe vendimmarrjes së grave e vajzave, si në hapësirën digjitale, ashtu edhe në jetën publike e politike.

 

Pjesa e fundit e konferencës iu kushtua rrëfimeve personale të fëmijëve të luftës nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, histori prekëse të individëve që kanë përballuar traumën ndërbrezore dhe e kanë shndërruar dhimbjen në forcë e sukses. Këto histori frymëzuese dëshmojnë se ndërtimi i sistemeve të qëndrueshme mbështetëse për të mbijetuarit e luftës është thelbësor për krijimin e shoqërive më gjithëpërfshirëse, demokratike dhe më të zhvilluara.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.