DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, së bashku me Institutin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Universitetin e Georgetown (GIWPS), filloi serinë e takimeve virtuale në nivel rajonal

Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, së bashku me GIWPS, dhe në mbështetje nga Zyra e Sekretarit të SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave, mbajti takimin e parë rajonal në nivel të Ballkanit Perëndimor në lidhje me Indeksin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili përpilohet nga GIWPS dhe PRIO Qendra për Gjini, Paqe dhe Siguri.

Takimi mblodhi përfaqësues nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kishte për qëllim kryesor prezantimin e metodologjisë, strukturës dhe renditjeve aktuale të Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Takimi gjithashtu shërbeu si një platformë për pjesëmarrësit për të diskutuar sfidat e lidhura me realizimin e vlerësimeve të tilla dhe për të eksploruar strategji të mundshme për të përmirësuar renditjet e vendeve që aktualisht janë në fund të indeksit.

Si pjesë të partneritetit mes Qendrës Rajonale të Ekselencës në Kosovë dhe GIWPS, takime të tilla do të mbahen në vazhdimësi edhe gjatë vitit 2025.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.