Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në koncertin mbajtur me rastin e 50 vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë!
Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!