Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në shënimin e 25 vjetorit të Kampit Bondsteel.
Postimi i plotë i Presidentes:
25 vite shërbim dhe mbështetje e palëkundur e Ushtrisë Amerikane!
Camp Bondsteel është mishërim i vërtetë i miqësisë së përjetshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Në këtë 25 vjetor të çlirimit dhe çdo ditë tjetër: FALEMINDERIT!
























































