DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Zemrat e copëtuara të nënave, grave, motrave e fëmijëve të Krushës së Madhe dhe asaj të Vogël, ende kërkojnë drejtësinë e munguar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në 24 vjetorin e masakrave në këto fshatra.

Deklarata e plotë e Presidentes:

Zemrat e copëtuara të nënave, grave, motrave e fëmijëve të Krushës së Madhe dhe asaj të Vogël, ende kërkojnë drejtësinë e munguar, 24- vjet nga mizoria e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Ne asnjëherë nuk do të heshtim, nuk do të dorëzohemi derisa drejtësia të vihet në vend, derisa të zbardhet fati i intelektualit Ukshin Hoti dhe të të zhdukurve të tjerë me dhunë.

Këtë ia kemi borxh të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes sonë. Këtë ia kemi borxh vlerave të lirisë dhe paqes, të cilat qëndrojnë mbi fatin e dhimbshëm të viktimave të Krushës dhe mijërave të tjerave anekënd Kosovës.

Liria jonë është rezultat i të rënëve, heronjve dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.