DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Asnjëherë nuk do të lejojmë që të harrohet asnjë masakër, të vërtetën për to do ta themi dhe ta mbrojmë kudo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës në Tërrnje të Suharekës.

Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

24 – vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë u futën në fshatin Tërrnje të Suharekës në orët hershme të mëngjesit dhe masakruan 46 fëmijë, gra e burra.

Kjo shpërfaqë egërsinë e regjimit kriminal serb, i cili pati për cak banorët civilë, pavarësisht moshës.

Më shumë se dy dekada pas kësaj dite tmerri, kujtimi për ta mbetet i përhershëm.

Asnjëherë nuk do të lejojmë që të harrohet kjo masakër, sikurse edhe të gjitha të tjerat në gjithë Kosovën. Të vërtetën për to do ta themi dhe ta mbrojmë kudo.

Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët e Tërrnjes!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.