Me ftesë të Ministres Federale të Republikës së Austrisë për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, Presidentja Osmani ka mbajtur fjalim në kuadër të Forumit Evropian Alpbach, mbi rëndësinë e mbështetjes së gjeneratës së ardhshme të grave udhëheqëse.
Presidentja Osmani tha se forca, mençuria dhe vizioni i grave janë thelbësore për të ardhmen dhe të tashmen tonë. Presidentja në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e fuqizimit të grave për të udhëhequr, inovuar dhe frymëzuar, sepse siç u shpreh ajo: “kur gratë udhëheqin, të gjithë fitojmë”.