Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Evropian Alpbach, ka bashkëbiseduar me të rinj nga Kosova, diaspora jonë dhe më gjerë.
Në takim me të rinj është diskutuar se si mund të hapim rrugë për ndërtimin e një bote më të sigurtë dhe adresimin e sfidave kryesore të kohës sonë – si kërcënimet kibernetike , problemet në epokën dixhitale dhe dhunën ndaj grave në internet që është në rritje.