Më 18 prill të vitit 1999-s, në fshatin Dyz të Podujevës ndodhi masakra më e madhe në rajonin e Llapit.
25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen njërën ndër krimet më makabre, në fshatin Dyz të Podujevës ku torturuan mizorisht dhe ekzekutuan 70 burra, gra dhe fëmijë.
Duke kujtuar e nderuar me përulësi të gjithë viktimat e masakrës së Dyzit dhe të gjitha viktimave të ekzekutuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë, nuk do të ndalemi kurrë duke kërkuar drejtësinë, sepse krimet nuk vjetrohen kurrë dhe kriminelët patjetër duhet të marrin dënimin e merituar.
Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!