presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në Ditën e Dëshmorëve kujton dëshmorët e komunës së Prishtinës

Dita e Dëshmorëve të Prishtinës është dita për ta nderuar sakrificën e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, të cilët ranë për lirinë tonë.

Guximi, trimëria dhe përkushtimi i tyre i palëkundur për kauzën e lirisë janë frymëzim për brezat.

Kjo ditë është jo vetëm kujtim për ta, por shpresë për ne dhe për të ardhmen.

Kujtimin për ta do ta nderojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke e bërë shtetin tonë gjithnjë e më të fuqishëm.

Republika e Kosovës është ideali i brezave të tërë dhe kontribut i dëshmorëve të UÇK-së, të cilët e përmbushën ëndrrën tonë për liri e shtet!

Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së!

 

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.