Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Mitrovicës.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Vizita ime e katërt brenda një muaji në komunat e Kosovës, ishte në Mitrovicë.
Bashkë me Kryetarin Faton Peci, të cilin e urova për detyrën, kishim një ditë të mbushur me takime kuptimplota dhe energji pozitive.
Në Kopshtin “Gëzimi ynë”, pamë nga afër kushtet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve tanë, ndërkaq më pas takuam sportistët e klubeve Trepça, vajza dhe djem që me krenari e përfaqësojnë qytetin.
Vizitën e përmbyllëm te biznesi “Maestro Food”, një shembull frymëzues me shumicën gra të punësuara, dëshmi e fuqisë së punës dhe përkushtimit në zhvillimin ekonomik.
















































