presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: USAID-i është katalizator i ndryshimit në Kosovë në funksion të forcimit të institucioneve, demokratizimit si dhe një ekonomie të qëndrueshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur sot në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Preaidentja Osmani ka thënë “Vetëm gjatë mandatit tim të deritashëm si Presidente e Republikës, USAID-i ka kontribuar me mbi 73 milionë dollarë mbështetje financiare përmes Grantit të Objektivave të Zhvillimit me Shtetet e Bashkuara”. 

Statusi i plotë i Presidentes Osmani: 

USAID-i është katalizator i ndryshimit në Kosovë me projektet e shumta në funksion të forcimit të institucioneve, demokratizimit si dhe një ekonomie të qëndrueshme. 

Pata kënaqësinë ta pres në takim delegacionin e Shteteve të Bashkuara, të udhëhequr nga Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin McKee. Vetëm gjatë mandatit tim të deritashëm si Presidente e Republikës, USAID-i ka kontribuar me mbi 73 milionë dollarë mbështetje financiare përmes Grantit të Objektivave të Zhvillimit me Shtetet e Bashkuara. 

E falënderova ambasadoren McKee, në emër të popullit të Kosovës dhe rikonfirmova se Republika e Kosovës do të mbetet partneri i ngushtë dhe i besueshëm i SHBA-ve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.