Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë mbrëmë në Sunny Hill Festival.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Sunny Hill Festival është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet. Një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale.
Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha.
Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës! 🇽🇰
📸: Dua Lipa, Sunny Hill Festival, Arben Llapashtica









