DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, e cila u mbajt në Kazermën “Adem Jashari”, Prishtinë.

Në këtë ceremoni, përveç Presidentes Osmani kanë marrë pjesë edhe Rifat Jashari si dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministra, ministra, komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës

“Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, vajzave e djemve të UÇK-së dhe të gjithë atyre që sakrifikuan që ëndrra jonë shekullore për liri e për shtet të bëhet realitet”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.