Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka uruar 9 majin, Ditën e Evropës.
Presidentja Osmani ka thënë se si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës, në tërë vendin tonë.
“Ne gjithashtu bëjmë thirrje që t’i vije fundi mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm 4 vjeçarë të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Presidentja Osmani.
Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Osmani:
Si shteti më pro-Evropian në botë, Kosova sot shënon Ditën e Evropës në tërë vendin tonë.
Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë periudhë sfiduese.
Ne gjithashtu bëjmë thirrje që t’i vije fundi mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm 4 vjeçarë të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se vetëm fjalë, është mënyrë e jetesës.
Në këtë ditë ne gjithashtu mendojmë për popullin e Ukrainës të cilët vazhdojnë të përjetojnë ferrin kundër agresionit të paprovokuar rus.
Kosova qëndron fuqishëm në anën e një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe.
Foto e marrë nga kultplus.com