DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i qëndrueshëm dhe më i rëndësishëm i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, gjatë ceremonisë mortore të Papë Fraçeskut.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i qëndrueshëm dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Është gjithmonë kënaqësi të takosh Presidentin Donald Trump dhe të përçosh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë!

Gjithashtu pata kënaqësinë t’i uroj ditelindjen Zonjës së Parë Melania Trump dhe ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes iniciativave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.