Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Podujevë.
“Shtatorja e Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova, e zbuluar sot në Podujevë, nuk është vetëm një monument prej bronzi, por një testament i idealeve për të cilat punoi deri në vdekje ati themeltar i Republikës sonë: për Kosovën e lirë, të pavarur e demokratike”, ka shkruar Presidentja Osmani.